Tucson, Giffords del nesër

20/01/2011 08:35

Rekuperimi i Gabrielle Giffords, kongresmenia demokrate e plagosur në një atentat në Tucson, po ecën me ritme shumë të mira dhe politikania mund të dalë nga spitali që nesër.

Ajo do të transferohet në një qendër rehabilitimi në zonën e Houston.

Dje me ndihmën e personelit shëndetësor, Giffords ka arritur të ngrihet nga krevati për të arritur deri tek dritarja ku është ndalur për të parë jashtë saj.

Megjithatë mjekët nuk janë ende në gjendje të kuptojnë sa dhe çfarë shikon kongresmenia.

Top Channel