SHBA, mbi 100 mafiozë të arrestuar

20/01/2011 16:20

Agjentët federalë amerkanë kanë arrestuar më shumë se 100 persona, të dyshuar se janë antarë të familjeve mafioze të Nju Jorkut, bënë të ditur mediat amerikane gjatë drekës.

Aksioni i FBI-së u përqendrua kryesisht në Nju Jork e Nju Xhersi, por disa arrestime ndodhën edhe në shtetet veriore. Të arrestuarit do të përballen me akuza të vrasjes, zhvatjes dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas deklaratës për shtyp të autoriteteve, antarë të familjeve mafioze si Gambino, Genovese, Lucchese, Bonanno, Colombo dhe DeCavalcante janë midis të arrestuarve.

Informacionet që ndihmuan këtë operacion madhor u siguruan nëpërmjet përgjuesve dhe informatorëve të brendshëm. Të martën, disa persona të tjerë u arrestuan në atë që besohet se ishte faza e parë e operacionit.

Top Channel