Reforma në shëndetësi, Dhoma: Po, rishikimit

20/01/2011 10:45

Dhoma amerikane e përfaqësuesve ka votuar me shumicë votash (245 pro dhe 189 kundër) për rishikimin e reformës në shëndetësi e ndryshuar një vit më parë nga Obama.

Projektligji është prezantuar nga deputetët republikanë që kanë mbajtur një nga premtimet e fushatës elektorale për zgjedhjet e gjysmë-mandatit, gjatë të cilave kishin shprehur impenjimin e tyre për të rrëzuar reformën e shumëpërfolur.

Por në Senat, ku demokratët kanë marrë mazhorancën, pritet që kjo nismë të anulohet.

Top Channel