Policia, monitorim elektronik protestës

20/01/2011 16:50

Policia e Tiranës, përvecse do të jetë e pranishme në protestën masive të opozitës, do ta mbikëqyrë atë edhe në mënyrë elektronike.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Drejtoria e policisë së kryeqytetit, përmes një njoftimi për shtyp.

“Tubimin do ta monitorojmë me kamera. Do të mbikëqyrim të gjithë itinerarin e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Përmes këtij dokumenti, policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në tubim që të shmangin cdo lloj provokimi ndaj forcave të rendit.

Top Channel