PD: Rama, sulm kryeministrit Berisha

20/01/2011 15:35

Partia Demokratike ka sulmuar sërish kreun socialist Edi Rama, duke e akuzuar për montazh me mungesën e 30 sekondave në videon-skandal Meta-Prifti.

Deputeti Luciano Boci ka deklaruar se Rama ka patur për qëllim që të implikojë edhe kryeministrin Berisha, në një kohë që sipas tij, në bisedë flitej për emërimet në KESH.

“Duke krijuar prova të rreme për kryeministrin, pinjolli i bllokut, që 22 vjet më parë, sipas dosjes së Gjykatës së Tiranës të botuar në gazetë nga bashkëpunëtori i tij më i ngushtë i sotëm, ka akuzuar të atin, Kristaqin, si baba të djalit të vet, por që vet nuk do të pranonte të bënte analizën për t’i saktësuar atësinë edhe të birit dhe faktuar akuzën e tij, njëlloj edhe sot, edhe pasi mediat faktuan montimin e tij duke provuar se në 30 sekondat e prera bëhej fjalë për emërime në krye të KESH-it, në vend të Muharrem Stojkut, Engjëll Zeqon në drejtorinë e KESH-it, dhe jo për një hidrocentral, vazhdon të mbrojë videon, u deklaron shqiptarëve se video nuk është e montuar”, ka deklaruar Boci.

Top Channel