Parlamenti somalez i konsideron heronj piratët

20/01/2011 15:40

Parlamenti i Somalisë refuzoi të kalonte një ligj që do të luftonte piratët, ndërsa deputetët i cilësuan keqbërësit si heronj, në atë që përbën një goditje të madhe për shpresat e komunitetit ndërkombëtar.

Sulmet e piratëve i kushtuan 15 miliard dollarë dëme ekonomisë botërore në vitin 2010, ndërsa më shumë se një mijë persona u morrën peng, por autoritetet e Mogadishus i konsideruan si ruajtës të interesave të vendit, pasi sipas tyre, ata pengojnë peshkarexhat e huaja që të shfrytëzojnë ujrat somaleze.

Në të vërtetë, deri përpara disa dekadash, peshkimi ka qenë një prej aktiviteteve më fitimprurëse të vendit, por vakumi i pushtetit bëri që pasuritë të keqpërdoreshin dhe që flora e fauna të dëmtoheshin rëndë.

Në bisedimet e parlamentit somalez, projektligjit që do të dënonte piratët deri në 20 vjet burg iu kundërvunë edhe përfaqësuesit e partive muslimane, që kërkojnë një ligj fetar, për të zëvendësuar kodet penale të shtetit.

Top Channel