Lushnjë-Berat, rruga nacionale e dëmtuar

20/01/2011 14:15

Gjendja aktuale e rrugës nacionale Lushnje-Berat nga kryqëzimi i plasmasit në Lushnjë e deri në fshatin e Fiersheganit, i ngjan një rruge të rëndomtë rurale.

Segmenti prej mëse 20 kilometrash është dëmtuar pothuaj plotësisht në të gjithë gjatësinë e tij, ku përveç gropave të shumta në disa pjesë të saj, ka dhe disa rrëshqitje të trasesë.

Firma e cila kujdeset për mirëmbajtjen e këtij segmenti rrugor që lidh qytetet e Beratit, Kuçovës, Skraparit, ka filluar para disa ditësh mbushjen e gropave me çakull, duke krijuar një precedent të rrallë në riparimin e rrugëve nacionale.

Çakulli i përzjerë me pluhurin e rrugës nuk mund të qëndrojë as 24 orë nga kalimi i automjeteve të shumta që përshkojnë këtë segment.

Top Channel