Kinë, rritja ekonomike për 2010, 10.3 përqind

20/01/2011 02:45

Të dhënat zyrtare nga qeveria kineze, flasin për një rritje ekonomike prej 10.3 përqind në vitin 2010.

Rritja është më e mirë se ajo e vitit 2009, vit ku u regjistrua rritja 9.6 përqind. Viti 2010 ishte edhe vitit kur Kina do të zinte vendin e dytë në renditjen e ekonomive më të fuqishme të globit, fill pas SHBA-së e duke lënë pas Japoninë.

Publikimi i të dhënave ka ardhur teksa presidenti kinez po zhvillon një vizitë zyrtare 4 ditore në SHBA, ku nënshkroi edhe disa marrëveshje ekonomike prej 45 miliard dollarësh në total me SHBA-në.

Top Channel