Kina, ekonomia e dytë në botë

20/01/2011 09:45

Produkti i Brendshëm Bruto i Kinës është rritur me 10,3% në 2010-n, sipas Bankës Qendrore të Pekinit.

Kjo është rritja e parë me dy shifra në tre vjet.

Kina ka kaluar në këtë mënyrë Japoninë, duke qenë kështu vendi i dytë për nga ekonomia në botë, pas SHBA-ve.

Me vlerësimet e rritjes në tetor-dhjetor rreth 2%, Tokio lë vendin e dytë, një pozicion i mbajtur nga 1968.

Inflacioni në Kinë është rritur me 4,6% në dhjetor.

Top Channel