Irlandë, vendi në zgjedhje të parakohshme

20/01/2011 19:00

Kryeministri irlandez Brian Cowen ka thirrur për më 11 mars mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Republikën e Irlandës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat britanike, sipas të cilave vendimi i Cowen është marrë pas dorëheqjes së gjashtë anëtarëve të qeverisë së tij.

Ndërkohë, FMN ka reaguar lidhur me hipotezën për reduktimin e taskës së interesit për ndihmat financiare që i janë dhënë Dublinit.

“Norma e interesit për borxhin e FMN-së mund të ndryshojë kur qëndrueshmëria e kuotave të vendeve të ndryshme që përfaqësohen nga Fondi do të jetë ekzekutive”, ka deklaruar zëdhënësi i FMN, David Hawley.

Top Channel