Irak, shpërthimet vrasin 45 persona

20/01/2011 15:10

Dy shpërthime pranë qytetit iraken të Karbalës vranë të paktën 45 veta dhe plagosën më shumë se 130 të tjerë, disa minuta më parë, lajmëruan zyrtarë të vendit.

Bombat u aktivizuan në dy rrugë të përdorur nga pelegrinë që marrin pjesë në një ditë të shenjtë shite, në një festival të organizuar pranë Arbaenit.

Gjatë mëngjesit, një tjetër bombë shpërtheu në qytetin e Bakubës, duke vrarë tre persona. Dhuna në Irak ka pësuar një rënie gjatë viteve të fundit, por shpërthimet kamikaze vazhdojnë të ndodhin.

Top Channel