
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka kritikuar deklaratat e PS, që sipas tij mund të nxisin shpërthimin e dhunës në vend gjatë protestës së ditës së nesërme.
Në një deklaratë për shtyp, Imami ka theksuar se përdorimi i dhunës për marrjen e pushtetit është një veprim i papranueshëm, që nëse verifikohet do të ndëshkohet me ligj.
“Nuk mund të rrëzohet një qeveri me protesta të dhunshme. Kjo do të ishte e dëmshme për vendin. Ata që do të cënojnë rendin do përballen me ligjin”, ka deklaruar Imami, i cili i ka bërë referim deklaratës së kreut të PS, Edi Rama.
“Kujtoj deklaratat e kreut të PS se, do ta kishte të pamundur që të përmbajë qytetarët shqiptarë. Përgjegjësia e daljes së njerëzve në rrugë qëndron tek organizatorët”, ka shtuar Imami.
Top Channel