Hu Jintao pret takimin me “armiqtë” e Pekinit

20/01/2011 15:20

Presidenti kinez Hu Jintao do të takohet në Shtëpinë e Bardhë me politikanë që kanë kritikuar vazhdimisht politikat e shtetit të tij, në atë që është interpretuar nga shtypi amerikan si një tentativë për të zvogëluar diferenat midis dy vendeve.

Lidera të Kongresit Amerikan kanë akuzuar Kinën për zhvlerësimin e monedhës së saj, duke thënë se një politikë e tillë i jep një avantazh të padrejtë eksporteve kineze.

Në një konferencë për shtyp të përbashkët një ditë më parë, Hu Jintao pranoi se Pekinit i duhet të bëjë ende shumë për të përmirësuar të drejtat e njeriut, ndërsa theksoi se do të punojë së bashku me administratën Obama për të zgjidhur mosmarrëveshjet financiare.

Megjithatë, sipas ekspertëve, Obama nuk i ka shtyrë shumë shqetësimet dhe kritikat e tij, për të mos rrezikuar frymën e mirë që po mbizotëron në këtë takim. Për këtë arsye, takimi me disa prej kundërshtarëve më të vëndosur të politikave kineze mund të rezultojë testi i vërtetë i marrëdhënieve dypalëshe.

Top Channel