Hu Jintao: Mos prekni Tajvanin e Tibetin

20/01/2011 21:55

Presidenti kinez Hu Jintao, ndërmjet deklaratave të respektit dhe bashkëpunimit reciprok me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lëshoi një paralajmërim për të mos prekur çështjet e Tajvanit dhe Tibetit.

Agjensia Franceze e Lajmeve (AFP) citoi deklaratën e presidentit Hu Jintao: “Historia ka treguar se marrëdhëniet tona janë të forta dhe shijojnë një klimë të ngrohtë, atëherë kur secila palë di të administrojë si duhet, çështje që përfshijnë interesa madhorë për palën tjetër”.

Sipas AFP-së, mesazhi i këtyre fjalëve është i qartë. Pavarësisht se pranoi nevojën e përmirësimit të të drejtave të njeriut në vendin e tij, Hu Jintao bëri gjithashtu të qartë që Pekini nuk do të mirëpresë asnjë ndërhyrje të jashtme nga ana e SHBA dhe çdo fuqie tjetër, në lidhje me kërkesat separiste të Tajvanit e Tibetit apo në lidhje me shqetësimet për shkeljen e të drejtave të njeriut në krahinën e dytë.

Top Channel