Haiti, rreth 4 mijë të vdekur nga kolera

20/01/2011 10:55

Epidemia e kolerës në Haiti vazhdon të ngadalësojë me 8 të vdekur në ditë të regjistruar javën e shkuar, por numri i viktimave po afrohet shifrës 4 mijë.

Një bilanc i shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë më 16 janar tregon për 3889 të vdekur.

Ndërkohë ish diktatori haitian Jean-Claude Duvalier është kthyer në Haiti, pas 25 vitesh qëndrimi në Francë, me shpresën e fitores në zgjedhjet e reja presidenciale, është shprehur zëdhënësi i tij.

Top Channel