Vrau CEO-n e UnitedHealthCare në vitin 2024, avokatët e Luigi Mangione: Po përjetonte shqetësim ekstrem emocional kur kreu vrasjen
Turqia dhe Katari, dy prej fuqive me të mëdha në zonën e Lindjes së Mesme, vendosën sot që të tërhiqen nga përpjekjet e tyre për zgjidhjen e krizës politike në Liban.
Vetëm një ditë më parë, ishte Arabia Saudite që kishte marrë një vendim të njëjtë. Një qeveri e bashkimit kombëtar ra javën e kaluar në Liban, kur disa Ministra, besnikë ndaj grupit terrorist Hezbollah, u tërhoqën nga pozicioni i tyre.
Udhëheqësit e Turqisë, Sirisë, Katarit dhe Arabisë Saudite u takuan gjatë javës së shkuar, në një përpjekje për t’i dhënë fund krizës. Dështimet në negociatat e tyre me Bejrutin bindën tre prej katër fuqive rajonale që të tërhiqeshin nga ndikimi për zgjidhjen e çëshjtes.
Top Channel