Çështja “Berlusconi” shqetëson Vatikanin

20/01/2011 20:45

Vatikani është i shqetësuar nga akuzat për shfrytëzim të prostitucionit minoren ndaj kryeministrit Silvio Berlusconi, bëri të ditur një cardinal u lartë gjatë mbrëmjes.

Drejtori i qeverisë së Romës i ka hedhur poshtë akuzat, të cilat i ka cilësuar politike, por kardinali Tarcisio Bertone tha: “Selia e Shenjtë kërkon nga të gjithë, por veçanërisht prej atyre që kanë një funksion të caktuar publik, që t’i nënshtrohet një lloj sensi moral e drejtësie.

Vatikani është duke ndjekur me vëmendje dhe me shqetësim të madh akuzat që bëhen ndaj Zotit Berlusconi”. Një deklaratë e ngjashme u bë një ditë më parë edhe nga presidenti i vendit, Giorgio Napolitano.

Top Channel