Britani, pastorit Jones i refuzohet hyrja

20/01/2011 03:40

Britania e Madhe i ndaloi hyrjen pastorit amerikan Terri Jones i cili tentoi që më 11 shtatorin e kaluar të digjte Kuranin.

“Qeveria britanike lufton ekstremizmin në të gjitha mënyrat dhe format e mundshme”, deklaroi një zëdhënës britanik në lidhje me vendimin për të mos e lejuar pastorin Jones në tokën ishullore.

Pastori Jones ishte autori i ndezjes së një debati të gjërë ndërkombëtar me disa shtete islamike, pas premtimit të tij se më 11 shtator do të digjte disa kopje të Kuranit.

Top Channel