Angli, djeg Kuranin në mes të qytetit

20/01/2011 20:55

Një person është arrestuar sot në Britaninë e Madhe pasi i vuri flakën një kopjeje të librit të shenjtë të Kuranit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në një rrugë në Karlajsëll, një qytezë në kufi me Skocinë.

Personi i vuri flakën librit të shenjtë duke përdorur fjalë fyese ndaj fesë myslimane dhe më pas u arratis nga vendi i ngjarjes.

Por agjentët e policisë u vunë në ndjekje të tij dhe vetëm pak momente më vonë arritën ta arrestonin, shtojnë më tej burimet.

Top Channel