Afganistan, përgënjeshtrohet infarkti ndaj Omar

20/01/2011 11:55

Një komandant i talebanëve ka përgënjeshtruar, duke e cilësuar si qesharake, lajmin e publikuar nga “Washington Post” në lidhje me Mullah Omar.

Në artikull thuhej se kreu i talebanëve kishte pësuar një infarkt dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Karakit, në Pakistan.

Në një intervistë për të përditshmen pakistaneze “The News International”, komandanti anonim ka theksuar se “Mullah Sahib (kryetari) është në gjendje të mirë, i sigurtë dhe i fortë”.

Top Channel