Zvicra “ngrin” llogaritë e Gbagbo-s

19/01/2011 19:40

Zvicra ka vendosur që të ngrijë të gjithë llogaritë bankare të presidentit të jashtëligjshëm të Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo, informuan sot autoritetet e vendit.

Lëvizja u justifikua me dëshirën e auriteteve të Bernës për të shmangur mundësinë që bankat e vendit t’i shërbejnë veprimeve të mundshme të paligjshme të Gbagbo-s apo njerëzve që e rrethojnë.

Refuzimi i Gbagbo-s për t’u larguar nga posti i presidentit pas humbjes së zgjedhjeve ka shkaktuar trazira të shumta në Bregun e Fildishtë, të cilat i kanë kushtuar jetën qindra personave.

Top Channel