SHBA-Kinë, marrëveshje prej 45 miliardë $

19/01/2011 19:50

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë firmosur një marrëveshje me vlerë 45 miliard dollarë me Kinën, raportoi gjatë pasdites një zyrtar i lartë i Uashingtonit.

Në këtë marrëveshje përfshihet edhe një shumë prej 19 miliardë dollarësh, për shitjen e 200 avionëve boeing. Lajmi mbërriti ndërsa presidenti kinez, Hu Jintao, është duke zhvilluar një vizitë 4-ditore në SHBA.

Në paketën tregtare përfshihen edhe disa porosi për blerjen e teknologjive amerikane në fushën e agrikulturës, telekomunikacioneve dhe informatikës. Blerja e 200 avionëve është një lajm i shkëlqyer për industrinë e aviacionit amerikan, që u kalua nga ai europian gjatë 2010-s.

Top Channel