SHBA, Giffords mund të lërë spitalin

19/01/2011 21:40

Deputetja e Arizonës, Gabrielle Giffords, e cila u plagos rëndë më 8 janar në një shkëmbim zjarri në Tuscon, mund të lërë së shpejti spitalin.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave kongresmenia mund të lërë klinikën ku është shtruar të premten e ardhshme.

Por, shtojnë burimet, mjekët që po e mbikëqyrin kanë parashikuar për Giffords qëndrimin për një periudhë të gjatë në një qendër rehabilitimi.

Giffords u plagos nga një person që hapi zjarr ndaj ambjentit ku ajo po zhvillonte një fushatë elektorale, në Tuscon të Arizonës.

Top Channel