Rusi, arrestohet gjenerali i policisë

19/01/2011 19:20

Një gjeneral i policisë ruse, Aleksandr Bokov, drejtor i zyrës për koordinimin e luftës kundër krimit të organizuar, është arrestuar nga kolegët e tij.

Lajmin e bën të ditur agjencia ruse “Itar-Tass”, sipas të cilës gjenerali Bokov akuzohet se ka përvetësuar në rrugë ilegale 46 milionë dollarë.

Oficeri i lartë i policisë drejtonte zyrën e përbashkët të vendeve me etni ruse kundër krimit të organizuar.

Top Channel