Pogradec, plagoset më thikë 19 vjeçari

19/01/2011 10:30

Një 19 vjeçar me inicialet M.H. është plagosur me thikë në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5, pas një sherri në një lokal.

Autori i plagosjes dyshohet të jetë bashkëmoshatari i tij Maert Basha.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Top Channel