Në gjyq bankieri që i dha cd-të Wikileaks-it

19/01/2011 16:00

Një ish-drejtues i lartë i një banke zvicerane u paraqit sot në një Gjykatë të Zyrihut, për t’u përballur me një process penal mbi akuzat e thyerjes së sekretit bankar dhe zhvatjes së parave, raportoi BBC gjatë drekës.

Rudolf Elmer, i cili drejtoi filialin e bankës “Julius Baer” në Ishujt Kejman, pranoi shpërndarjen e informacioneve të rezervuara dhe dërgimin e letrave kërcënuese ndaj ish-punonjësve të tij.

Ai i dorëzoi dy ditë më parë dy cd me llogaritë dhe veprimet e fshehta të më shumë se 2 mijë personave publikë, përfshi politikanë të disa shteteve. Mbrotja do të argumentojë se Elmer nuk shkeli asnjë ligj bankar zviceran, duke qenë se bëhet fjalë për llogari të Ishujve Kejman.

Top Channel