Mullah Omar operohet në Pakistan

19/01/2011 16:55

Mullah Omar, lideri me një sy i talebanëve, pësoi një atak në zemër më 7 janar dhe u mjekua për disa ditë në një spital të Karacit, me ndihmën e shërbimeve sekrete pakistaneze.

Lajmin e ka bërë të ditur një rrjet privat amerikan i inteligjencës, që dikur drejtohej nga CIA, Departamenti i Shtetit dhe ushtria.

Rrjeti në fjalë, që vepron si një kompani private, “The Eclipse Group”, ka deklaruar se burimi i tij ka qenë një fizikant në spitalin e Karacit, i cili preferoi të mos identifikohej.

Megjitatë, fizikanti tha se kishte parë Omar teksa përpiqej që të merrte veten pas një operacioni në zemër.

“Unë nuk kam qenë personalisht në sallën e operacionit, por vlerësimi im bazohet në ato që kam dëgjuar dhe që kam parë. Kam parë pacientin Mullah Omar që kishte pësuar një atak kardiak dhe kishte komplikime”, ka deklaruar fizikanti.

Autoritetet amerikane kanë deklaruar se nuk kanë mundësi që të verifikojnë menjëherë lajmin. “Askush nga ne s’e ka dëgjuar këtë”, ka deklaruar një zyrtar amerikan nga Kabuli.

Ndërsa autoritetet pakistaneze e kanë përgënjeshtruar lajmin. Ambasadori pakistanez në Shtetet e Bashkuara, Husain Haqqani tha se lajmi është i pabazë.

Top Channel