Kina, zjarr në një rafineri nafte

19/01/2011 14:05

Një rafineri nafte në verilindje të Kinës është përfshirë nga një zjarr i gjerë i shpërthyer mëngjesin e sotëm.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve “Kina e Re”. Për momentin nuk ka lajme për persona të dëmtuar, ndërsa zjarrfikëset po tentojnë të shuajnë flakët.

Zjarri ka rënë në një rafineri të “China National Petroleum Corporation”, në Fushun, në provincën e Liaoning.

Top Channel