Irak, kamikazi kundër policisë, 12 të vdekur

19/01/2011 10:45

Një kamikaze në bordin e një ambulance ka shkaktuar vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e 52 të tjerëve në një komisariat të policisë në Irak.

Ngjarja ka ndodhur në Bakuba, province lindore e Diyala.

Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i guvernatorit të provincës irakiane.

Top Channel