Clinton, bisedë telefonike me Suu Kyi

19/01/2011 21:50

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka zhvilluar një bisedë telefonike me disidenten Aung San Suu Kyi.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i shefes së diplomacisë amerikane, Philip Crowley, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin Twitter.

Gjatë bisedës, Clinton shprehu angazhimin e saj për të bashkëpunuar me Suu Kyi, për përforcimin e shoqërisë civile dhe për promovimin e demokracisë në Birmani.

Udhëheqësja pro-demokratike e Brimanisë, e cilësuar si “simboli i rezistencës paqësore”, u lirua më 13 nëntor të vitit të kaluar pas një arresti të gjatë shtëpie, të imponuar nga junta ushtarake.

Top Channel