Bankieri “spiun” i Wikileaks i shpëton burgut

19/01/2011 18:45

Një ish-bankier zviceran, i cili i ofroi Wikileaks një cd me lëvizjet e fshehta financiare të 2 mijë emrave, u shpall fajtor nga një Gjykatë Zvicerane, gjatë pasdites së sotme.

Gjykata e Zyrihut argumentoi se ka dokumenta të mjaftueshëm për të provuar akuzën e thyerjes së sekretit bankar. Gjykatësi vendosi mbi të pandehurin Rufold Elmer një gjobë prej 6 mijë frangash zvicerane (6 250$), por hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë për tetë muaj burg.

Të dhënat e Elmer-it do të publikohen shumë shpejt, pas verifikimit që Assange do t’i bëjë atyre.

Top Channel