Tunizi, SHBA apelon për qetësi

18/01/2011 01:15

Shtetet e Bashkuara përshëndetën formimin e qeverisë së uniteti kombëtar në Tunizi dhe reformat e premtuara prej saj.

Nëpërmjet zëdhënësit Tomi Vietor Shtëpia e Bardhë ka shprehur mbështetjen për autoritetet tuniziane dhe ka apeluar për qetësi dhe ndaljen e menjëherëshme të dhunës në vend.

Ndërkohë, protestues u mblodhën ditën e hënë në rrugët e Tunizit për të kërkuar lirimin e të gjithë të burgosurve politikë. Nga ana e saj, qeveria e përkohëshme zotohet për ndërtimin e një sistemi demokratik në vend dhe ka nisur përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme.

Top Channel