Topi: Të ulen tensionet politike

18/01/2011 14:00

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, duke komentuar seancën e djeshme parlamentare, u ka bërë thirrje palëve politike që të ulin tonet.

“Gjuha e përdorur në seancë është një ritual i papranueshëm. Iu bëj apel të gjitha palëve që të rishikojnë dimensionin institucional e demokratik parlamentar”, ka deklaruar Topi në një prononcim për mediat.

Ndërsa duke prekur tërthorazi cështjen e videos Meta-Prifti, kreu i shtetit ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të zbatojnë me korrektësi ligjin.

“U bëj thirrje të gjitha institucioneve që të angazhohen në respektimin e ligjeve. Vetëm duke zbatuar ligjet do ketë më pak abuzime në vend”, ka nënvizuar Topi.

Top Channel