
Ish-kryeministri i Suedisë Olaf Palme u vra në vitin 1986 me urdhër të shërbimeve sekrete jugosllave.
Lajmin e bën të ditur gazeta londinze “Timesâ€, e cila iu referohet dëshmive të reja që sugjerojnë një pistë të tillë.
Sipas hetimeve të zhvilluara në Gjermani, shkruan “Timesâ€, shërbimet sekrete jugosllave rekrutuan për këtë vrasje mercenarin serb Vinko Sindicic.
Sindicic, i cili është dënuar me 15 vjet burg në Skoci për tentativë vrasjeje, ka paraqitur detaje kyce lidhur me vrasjen e kryeministrit suedez.
Edhe revista gjermane “Fokusâ€, e njohur për kontaktet me shërbimet e fshehta, thotë se Palme u vra nga shërbimi sekret serb, me planin që fajin t’ia hidhte separatistëve të djathtë kroatë.
Palme u vra në vitin 1986 në qendër të Stokolmit teksa ecte i pashoqëruar nga truprojat. Vrasja e tij tronditi jo vetëm Suedinë, por të gjithë Evropën.
Top Channel