Në pranga kryepolici i Patosit

18/01/2011 16:30

Shefi i postës së policies Patos, Gerjan Kondi dhe administratori i shoqërisë “Lladi 2008” Vladimir Çilotaj, u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Fierit, ndërkohë që gjykata kishte vendosur për ta masën e arrestit me burg.

Sipas një njoftimi të Prokurorisë së Përgjithshme, prangosja e shefit të policisë dhe e administratorit u bë pas hetimeve disa mujore për një sërë akuazash që nga vjedhje duke shpërdoruar detyrën, vjedhje në bashkëpunim me shumë se njëherë me pasoja të rënda, pastrim i produkteve të veprës penale dhe përvetësim i mallrave të vjedhura.

Sipas këtij njoftimi, të arrestuarit dyshohet se realizonin vjedhje të karburanteve të llojit nafte bruto nën pronësi të “Albpetrol”, në Fier.

Prokuroria njofton se hetimet po vazhdojnë pasi dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Top Channel