Liban, përfundojnë hetimet për vrasjen e Haririt

18/01/2011 01:50

Hetuesit ndërkombëtarë paraqiten para gjykatës supreme në Liban dosjen e hetimeve të tyrë në lidhje me vrasjen e ish-kryeministrit, Refik Hariri në vitin 2005.

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara përfunduan hetimet, por nuk pranuan publikimin e asnjë emri të dyshuar. Ata thanë se gjykata libaneze do të vendosë nëse duhet nxjerrë një mandat-arresti për personat e përmendur në hetim apo jo.

Dyshohet se militantë të Hezbollah janë të përfshirë në vrasjen e Refik Haririt, i njohur në vend edhe si biznesmen i fuqishëm. Gjyqi për vrasjen e tij coi edhe në tërheqjen e Hezbollah nga koalicioni me të birin e Refik Haririt, Saad Hariri, që solli edhe rrëzimin e qeverisë.

Top Channel