Laç-Mamurras, aksidentohet për vdekje kalimtari

18/01/2011 20:55

Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur në aksin Laç-Mamurras.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Gjormë.

Sipas autoriteteve, automjeti u largua nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit.

Viktima është ende e paidentifikuar, ndërkohë që policia është duke hetuar rrethanat e ngjarjes.

Top Channel