Korcë, pranga autorit të kasaphanës

18/01/2011 08:25

Policia e qytetit të Korcës ka vënë në pranga personin që mbrëmjen e djeshme vrau një person gjatë një shkëmbimi zjarri në lagjen e Radanecit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave personi i arrestuar është shtetasi Erion Mukadezi, nga fshati Porodinë.

Gjatë përleshjes së armatosur mes dy grupeve, Mukadezi qëlloi për vdekje shtetasin Mikel Tebeciku, 22 vjec.

Gjatë së njëjtës ngjarje, e cila nisi për motive të dobta, mbetën të plagosur shtetasit Ermal Demolli, Kastriot Hysi dhe Deni e Erjon Meminaj.

Autori i krimit dhe shokët e tij kishin ardhur nga fshati Porodinë për të luajtur në një lokal lojërash fati dhe një prej tyre është zënë me të rinjtë e lagjes Radanec që ishin në lokal, për faktin se ata po e shikonin teksa luante në kompjuter.

Top Channel