Korcë, vdes një nga të rinjtë e plagosur

18/01/2011 12:20

Ka shkuar në dy bilanci i viktimave të ngjarjes së djeshme në Korcë, kur mëngjesin e sotëm, ndërsa po e transportonin me helikopter, një 23-vjecar ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Kastriot Hysi është viktima e dytë e përleshjes me armë mes dy grupeve. Sherri ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen Radanec, kur për motive banale dy grupet janë përleshur në një lokal.

Erjon Mukadezi, nga fshati Porodinë, ka qenë autori kryesor i kësaj masakre. 33-vjecari pasi ka hapur zjarr është larguar nga vendi i ngjarjes dhe përgjatë gjithë natës ka qenë i rrethuar nga policia në banesën e një miku të vet.

Por policia e ka arrestuar dhe bashkë me të ka prangosur edhe shtetasin Bashkim Latollari që e kishte strehuar.

Tre të plagosurit Ermal Demolli, Denis dhe Erjon Meminaj vazhdojnë të jenë në spitalin e Korcës. Ndërkohë, policia ndaloi sot edhe katër persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Top Channel