Australi, ujrat kërcënojnë shtetin Viktoria

18/01/2011 08:20

Qyteti jugor i Horshamit në Australi është përfshirë në hartën e përmbytjeve, ndërsa tërbimi i ujrave po shpërndahet përtej shtetit të Kuinslendit dhe tani kërcënon Viktorian.

Ndonëse nuk ka një rrezik të afërt për kryeqëndrën Melburn, qytetin e dytë më të madh në vend, rreshjet e shiut që po vazhdojnë po spostojnë vëmendjen drejt jugut të vendit.

Kryeministrja Julia Gillard kërkoi një ditë më parë ngritjen e një komisioni hetimor, për të kuptuar deri në detaj se si u përshkallëzua situata në këtë katastrofë natyrore.

Deri tani, 20 persona kanë humbur jetën, dhjetëra të tjerë rezultojnë të plagosur dhe bilanci i dëmeve në rritje, aktualisht është në 13 miliardë dollarë.

Top Channel