Apple, Jobs tërhiqet, zgjedh pasardhësin

18/01/2011 03:05

Probleme shëndetësore për bosin e Apple, Steve Jobs. Jobs njoftoi tërheqjen e tij nga kompania për t’iu përkushtuar shëndetit të tij.

Me anë të një e-maili të shpërndarë për të gjithë punonjësit e kompanisë së tij, Jobs sqaron ata se ka nevojë për pushim për t’u kujdesur për shëndetin e tij.

Ai sqaron se do të vazhdojë të mbajë postin e drejtorit ekzekutiv dhe se do të marrë vendimet kyce në kompani derisa gradualisht pushteti në kompani t’i kalojë Tim Cook.

Në fund të 2008-s deri në mesin e 2009-s, Steve Jobs ishte jashtë kompanisë Apple. Pikërisht në këtë periudhë ai iu nënshtrua një transplanti mjekësor, si pjesë e kurës ndaj kancerit në pancreas.

Top Channel