Tunizi, vale e re protestash

17/01/2011 16:00

Nje vale e re protestash ka shperthyer ne rruget e kryeqytetit tunizian te Tunisit, disa ore perpara se te mberrije lajmi i pritur i formimit te nje kabineti te ri te bashkimit kombetar, lajmeruan korrespondentet e mediave nderkombetare ne vendin afrikan.

Policia perdori uje dhe gaz lotsjelles per te shperndare protestuesit, mbeshtetes te partise se presidentit te larguar Zine al-Abidine Ben Ali, ndersa te shtena sporadike me arme gjithashtu u degjuan.

Tunizia eshte ne gjendje emergjence qe prej dites se premte. Kryeministri Mohammed Ghannouchi beri me dije se nje marreveshje midis partive per ndarjen e posteve do te behet e ditur gjate pasdites.

Top Channel