Tunizi, formohet kabineti i ri qeveritar

17/01/2011 17:30

Tunizia shpalli formimin e një kabineti të ri qeveritar të bashkimit kombëtar, vetëm disa ditë pasi revoltat popullore detyruan presidentin të largohej, lajmëroi përpara disa minutash Kryeministri i vendit.

Ministria e Jashtme, e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme kanë mbetur pa u prekur, ndërsa shumë figura të opozitës janë përfshirë në kabinetin e ri.

Qeveria e përkohshme do të drejtohet nga Kryeministri Mohammed Ghannouchi dhe ajo do të përgatisë vendin për zgjedhjet e parakohshme.

Pavarësisht lajmërimit, përplasje të dhunshme u regjistruan edhe në ditët e sotme në rrugët e Tunisit.

Top Channel