Spahiu, kritika tejzgjatjes së proçeseve

17/01/2011 10:40

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar kontrollin në gjashtë gjykata në vend. Kreu i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka kritikuar tejzgjatjen e proçeseve.

“Zvarritjet e proçeseve çojnë në lirimin e të pandehurve… Drejtësia e vonuar nënkupton një drejtësi të mohuar”, ka theksuar ai.

KLD ka propozuar gjithashtu disa ndryshime në Kodin e Proçedurës Penale, të cilat u japin më shumë kompetenca gjyqtarëve në ndëshkimin e avokatëve.

Top Channel