PS: Meta t’i dorëzojë bllokun drejtësisë

17/01/2011 19:55

Partia Socialiste reagoi ndaj akuzave të bëra nga kreu i LSI, Ilir Meta, duke e thënë se Meta do të përballet me drejtësinë vetëm për faj të tij.

“Pasi kapet me presh ne dorë pret të përballet me drejtësinë. Por për këtë Ilir Metës ia ka fajin vetëm Ilir Meta. E ftojmë Ilir Meten që të qetësohet dhe të bashkëpunojë me drejtësinë duke dorëzuar bllokun e duke u rrëfyer për kusaritë e tij, sepse kështu ndoshta do ta lehtësojë sado pak pozitën e tij përballë ligjit”, ka deklaruar zëdhënësja e PS, Megi Ajtyreza.

Në deklaratën e tij Meta akuzoi Ramën si regjisorin e videos, ndaj të cilit përdori më pas edhe fyerje që kanë të bëjnë me jetën private.

Top Channel