Përplasen autobusët, 18 të vdekur në Pakistan

17/01/2011 08:45

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të dy autobusve që janë përplasur në distriktin pakistanez të Kohat.

Nuk janë ende të qarta shkaqet e incidentit, i ndjekur nga një shpërthim i fortë ndoshta i shkaktuar nga bombulat e gazit në bordin e mjetit.

Kanali televizi Geo New ka hedhur hipotezën e një atentati kamikaz dhe policia e qytetit ka shpjeguar se “nuk mund të përjashtohet hipoteza e terrorizmit”.

Top Channel