Mbrëmja e Michael Douglas
17/01/2011 10:45
Në mbrëmjen e çmimeve “Golden Globe”, Michael Douglas është rikthyer në tapetin e kuq.
Së bashku me bashkëshorten e tij, Catherine Zeta-Jones, aktorit i është bërë një pritje e madhe nga të pranishmit në këtë natë gala pas problemeve të rënda shëndetësore që ka kaluar.
“Ka qenë një vit i qetë,- tha me shaka Douglas- me gruan që po merrej me një show në Broadway ndërsa unë që kisha pak punë me një kancer.”
Aktori 66-vjeçar shtoi: “Kur kalon një situatë të tillë, fansat e tu shtohen. Ndihem mirë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu.”
Aktori ishte i nominuar për rolin në filmin “Wall Street” të Oliver Stone, por nuk fitoi çmim.
Top Channel