Korcë, përleshje me armë në mes të qytetit

17/01/2011 20:50

Një përleshje e armatosur është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korcës, ku si pasojë një person ka gjetur vdekjen.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave nga breshëria e të shtënave katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Sipas burimeve, uniformat blu me të mbërritur në vendin e ngjarjes, në lagjen Radanec, i kanë shoqëruar ata për në spitalin e qytetit.

Burimet shtojnë më tej se mbi ngjarjen e rëndë që ka tronditur qytetin po hetojnë agjentët e anti-krimit, të cilët po mbledhin edhe provat materiale.

Top Channel