Kashar, komuna diskutim me biznesin

17/01/2011 16:35

Drejtuesit e komunës së Kasharit, më e industrializuara në Shqipëri, kanë diskutuar me përfaqësues të bizneseve që ushtrojnë aktivitetet pranë saj në lidhje me paketën fiskale.

Drejtuesi i kësaj komune, Besnik Fucia i ka kërkuar përfaqësuesve të kompanive që të paraqesin edhe ide për planin urbanistik të zonës.

“Në rast se propozohet nga ne për këshillin e komunës për miratimin e buxhetit, do të jetë në dispozicion që sot. Presim propozime konkrete, që të përgatisim e të prezantojmë projekte sociale. Më e rëndësishme është që biznesi të ndihet mirë dhe të faktojmë e propozojmë mundësi për qytetarët”, ka deklaruar Fucia.

Top Channel