“Marrëveshja do të nënshkruhet brenda 48 orësh”, Trump për Memorandumin e Mirëkuptimit: Akoma nuk e kemi caktuar vendin
Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak lajmëroi sot për largimin nga grupimi i tij i majtë i Partisë së Punës, për të formuar një parti të re të drejtuar prej tij, në atë që përbën një përçarje të koalicionit qeverisës në vend.
Lajmi i raportuar gjerësisht nga mediat ndërkombëtare u prit me qetësi nga Kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili theksoi se lëvizja do ta bëjë më të sigurt dhe më të fuqishme qeverinë e tij.
Barak do të vazhdojë të ruajë postin e tij ministror. Nëse ai do të jepte dorëheqjen nga kjo detyrë, atëherë numrat në parlament mund të detyronin Izraelin të shkonte në zgjedhje të parakohshme.
Top Channel